| Raiffeisen Superliga/ Prishtina dhe Drita fitojne ne shtepi | ||||
|
|
Por, deri te kjo fitore prishtinasit kanë arritur me shumë mund. Të dy golat për Prishtinën i realizoi Florim Bërbatovci, në minutat 61’ e 76’. Trepça kaloi e para në epërsi, në minute e 49-të, me golin e shënuar nga Erdin Hashani, kurse në minute e 64-ter, pati mundësi të rikthehej sërish në epërsi pas golit të parë të Berbatovcit, por gjuajtjen e Shpëtim Babajt nga penalltia e mbrojti Kushtrim Mushica, i cili në ato çaste e zëvendësoi Flamur Nezirin. Me të njëjtin rezultat fitores iu gëzua edhe Drita në përballje me Hysin. Gjilanasit e panë veten në disavantazh qysh në minutën e tretë, kur Labinot Osmani i kaloi bardhezinjtë në epërsi. Vendasit i barazuan shifrat tre minuta pa përfunduar pjesa e parë me anë të Përparim Osmanit, i cili nga afërsia shënoi pas një rrëmuje të krijuar në zonën e rreptësisë. Ndërkaq, kur pritej përfundimi i 45-minutëshit të parë, më saktësisht në minutën e dytë shtesë, Ismet Ramushi i kaloi bardhekaltrit në epërsi pasi mori një top të mirë nga Osmani, duke vulosur edhe fitoren e skuadrës së tij. Ndërkohë, sfida në Gjakovë ndërmjet Vëllaznimit dhe Kosovës (V) u mbyll pa fitues dhe pa gola. Nesër zhvillohet ndeshja e fundit e javës së parë ku takohen Liria dhe Ferronikeli.
Set as favorite
Bookmark
Email this
Hits: 416 Comments (0)Subscribe to this comment's feedWrite commentYou must be logged in to post a comment. Please register if you do not have an account yet.
|















































