HOT NEWS
Partizani, “grepa” edhe në Kosovë për merkaton » Merkatoja e Partizanit nuk do të jetë e fokusuar v...
Vllaznia/ Cela oferte Dragoit, rumuni iken ne SHBA » Dani Dragoi nje nga emrat me te lakuar ne merkaton...
Tirana/ Lojtaret protestojne para bashkise » Lojtareve te Tiranes i eshte sosur durimi dhe te m...
Levizjet/ Zyrtarizohen largimet e para ne aksin Ko... » Nga Skenderbeu dhe Flamurtari jane larguar lojtare...
Flamurtari/ Prezantohet te merkuren Dritan Smajli » Dritan Smajli te merkuren do te prezantohet ne Vlo...
Levizjet/ Skenderbeu i ben oferte Tefik Osmanit » Skenderbeu do te perforcohet edhe me shume per n...
Levizjet/ Skenderbeu i ben oferte Tefik Osmanit » Skenderbeu do te perforcohet edhe me shume per nde...
Kategoria Superiore/ Kukesi ne feste, Skënderbeu k... » Kategoria Superiore për edicionin 2012-2013 ul sip...
Levizjet/ Skenderbeu dhe Flamurtari kerkojne Andi ... » Sulmuesi i Apolonise ka bere per vete drejtuesit e...
Tirana/ Bashkia i premton lojtareve rrogat e Janar... » Problemet e Tiranes nuk kane fund. Lojtaret po per...
E premte, 24 Maj 2013
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Skoci/ Kuqi transferohet te Hiberniani
nga AlbaniaSoccer    E premte, 17 Gusht 2012 10:24    pdf Shtyp Email

shefki_kuqi_fluturon_thumbSulmuesi kosovar Shefki Kuqi ka kompletuar transferimin te skuadra e Premier Leagues së Skocisë, Hibernian. Kuqi 35-vjeçar ka kaluar testet mjekësore të Hiberniani të enjten, ndërsa do të bartë fanellën e kësaj skuadre këtë edicion.

Kështu kanë raportuar mediat finlandeze të enjten. ‘Çdo gjë është e qartë me Hibernianin. Hiberniani më ka kontaktuar në fillim të verës dhe kemi shqyrtuar disa detaje, përfshirë edhe rrogën. Jam shumë i lumtur që është realizuar ky transferim. Kam pasur oferta edhe nga skuadra të kategorive më të ulëta të Anglisë, por kam pëlqyer këtë ofertë. Hiberniani ka një rol të madh në Skoci. Ka një skuadër të re dhe ka kërkuar lojtarë me përvojë si unë’, ka thënë Kuqi, shkruan ‘Iltalehti.fi’ të enjten.

Në futbollin skocez kishte bërë përvojë më parë edhe vëllai i vogël i Shefki Kuqit, Njaziu. Ai kishte luajtur për Dundeen në Kategorinë e Dytë të Skocisë, mirëpo skuadra falimentoi dhe sulmuesi u largua për në kampionati grek.


Shefki Kuqi stinorin e fundit luajti në Kategorinë e Tretë të Anglisë te skuadra Oldham Athletic. Sulmuesi vushtrrias kishte përcjellë skuadrën e Hibernianit nga tribunat në ndeshjen e javës së kaluar kundër Heartsit.


Hibernian katër herë është shpallur kampione e Skocisë, së fundi në vitin 1952. Pas dy xhirove të zhvilluara në Premier League, Hibernian zë pozitën e fundit, atë të 12-ën me një pikë të fituar. Hibernian të shtunën do të jetë mysafir i St. Mirrenit.


Ish lojtari i Finlandës, Kuqi nga viti 2001 deri më tani ka luajtur në Angli, me një shkëputje prej gjashtë muajsh që e kaloi në Koblenz të Gjermanisë. Ndër të tjera karrierë ka bërë edhe në Premier League për skuadra si Newcastle, Fulham e Blackburn Rovers.


Comments (0)

Subscribe to this comment's feed

Write comment

You must be logged in to post a comment. Please register if you do not have an account yet.

busy
komente